ZYRTARE/ Pasoja nga Shqipëri-Finlandë, merret vendimi drastik që u paralajmërua në “Air Albania” nga tifozët

TvShow

Finlanda e mbylli edicionin e Ligës së Kombeve me dështim.

Vetëm vendi i tretë në grupin C ka bërë që finlandezët të largojnë sot trajnerin Fris.

Sfida Shqipëri-Finlandë në “Air Albania” ishte vendimtare për miqtë, pasi humbja 2-0 bëri që të dilnin nga gara për vendin e parë. Tifozët miq ndërkohë hapën një pankartë në Tiranë ku paralajmëruan largimin e trajnerit Fris.

Pasardhësi i tij ndërkohë është Mika Lehkosuo. Trajneri i Finlandës U-21 do vazhdojë nga puna menjëherë më 1 janar.

Lehkosuo është vlerësuar për punën e tij me ekipin U-21. Një skuadër e cila vitin e ardhshëm do të luajë në Europian.

Lajmet e fundit