TR0NDITESE! Burri shqiptar vr*t gruan e tij/ Zbardhen detaje: E qëIIoi me a*më, pastaj 40 herë me k*çavidë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Australi, ku një 47-vjeçar me origjinë shqiptare nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare, pasi ishte ndarë nga ajo.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, burri dyshohet se e ka qëlluar gruan tre herë me pistoletë të tipit Beretta dhe më pas e ka goditur rreth 40 herë me kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit.
Dyshohet se burri kishte krijuar bindjen se bashkëshortja e tij ishte shtrigë dhe merrej me magji të zezë. Po ashtu edhe gjatë qëndrimit në burg ai ka vijuar të fliste për magjinë e zezë dhe demonët.
Në një raport mjekësor, 47-vjeçari është vlerësuar se vuante nga çrregullime psikotike dhe se nuk ishte në gjendje të mbante përgjegjësi penale për veprimet e tij.
Në këtë ngjarje është përfshirë edhe një tjetër shtetas nga Kosova, 45 vjeç, i cili dyshohet se i kishte siguruar armën e krimit, duke qenë në dijeni të qëllimit të 47-vjeçarit për të vrarë bashkëshorten.
45-vjeçari do të përballet me akuza për ndihmë në kryerjen e krimit, pasi pretendohet se kishte dijeni për planin për vrasjen e gruas.
Burimi: Newsbomb.al
